Kryqi i Kuq: Rreth 50 mijë persona janë larguar nga Alepo

Bota

Kryqi i Kuq: Rreth 50 mijë persona janë larguar nga Alepo

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 10:37

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar se luftimet e fundit në provincën Alepo të Sirisë, i kanë detyruar rreth 50 mijë njerëz që të zhvendosen.

Sipas këtij mekanizimi, situata humanitare është përkeqësuar ndërsa furnizimi me ujë në Alepo, është ndërprerë.

Qeveria siriane, e mbështetur nga forcat ajrore ruse, ditëve të fundit kanë bërë përpjekje për rimarrjen e pjesëve që kontrollohen nga rebelët në qytetin Alepo.

Turqia është nën presion për ta lejuar hyrjen e rreth 30 mijë refugjatëve sirianë që janë bllokuar në kufirin e saj.

Kryqi i Kuq ka alarmuar se rrugët e furnizimit për ndihma, janë ndërprerë.

“Temperaturat janë jashtëzakonisht të ulëta dhe pa një furnizim adekuat me ushqim, ujë dhe strehim, njerëzit e zhvendosur po përpiqen të mbijetojnë në kushte shumë të vështira”, ka thënë udhëheqsja e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Marianne Gasser

Turqia aktualisht i ka në territorin e saj më shumë se 2.5 milionë refugjatë ndërsa për valën e fundit të refugjatëve, thuajse në tërësi e ka bllokuar hyrjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat