Katari dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje për eksportimin e gazit

Bota

Katari dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje për eksportimin e gazit

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 08:30

Katari e ka nënshkruar një marrëveshje me Pakistanin për eksportimin e 3.75 milionë tonelatave gaz të lëngshëm natyror në vit, kanë njoftuar mediet e atjeshme.

Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën, në ditën e parë të vizitës dyditore të kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif.

Mediet pakistaneze kanë njoftuar se marrëveshja ka vlerë prej 16 milionë dollarësh.

Ministri pakistanez i naftës, Shahid Khaqan Abbasi, tha se me marrëveshjen e nënshkruar do të plotësohen rreth 20 për qind e nevojave të gazit në Pakistan.

Pakistani aktualisht përballet me një mungesë të madhe të gazit natyror, si për prodhimin e energjisë elektrike ashhtu edhe për përdorim industrial.

Sipas marrëveshjet, furnizimet me gaz mund të nisin në fillim të muajit mars.

Agjencitë e lajmeve në Katar kanë njoftuar se marrëveshja është nënshkruar për një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat