ISIS-i ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri

Bota

ISIS-i ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 22:28

​ISIS-i ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri, deklaroi shefi i shërbimit sekret amerikan, James Clapper, gjatë një seance dëgjimore në Kongres, i cituar sot nga disa media amerikane.

”Sulme me gaz nga grupet ekstremiste nuk kanë ndodhur që prej më shumë se 20 vitesh”, theksoi Clapper.

Megjithatë, ai nuk dha detaje se kur dhe ku kanë ndodhur këto sulme.

Clapper shtoi edhe se qeveria siriane, edhe pse ka nënshkruar Konventën mbi Armët Kimike, i ka përdorur ato kundër opozitës në më shumë se një rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat