KE sërish thirrje Greqisë dhe Italisë: Më shumë kontroll për emigrantët

Bota

KE sërish thirrje Greqisë dhe Italisë: Më shumë kontroll për emigrantët

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:55

Ekzekutivi i Bashkimi Europian ka bërë sërish thirrje ndaj Greqisë dhe Italisë, për të shtuar kontrollet në pikat kufitare, në kuadër të menaxhimit të krizës së emigrantëve.

Gjatë një deklarate për mediat, Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos, përgëzoi dy vendet për progresin e bërë, por tha se ka ende shumë për të përmirësuar. Ai shtoi se falë masave të marra nga qeveritë respektive, të gjithë emigrantët janë regjistruar përpara se të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore.

“Fillimisht më duhet të them se Italia dhe Greqia duhet të sigurohet që të gjitha qëndrat e regjistrimit të jenë operacionale. Procesi i regjistrimit ka patur përmirësim që prej apelit të bërë nga Komisioni Europian, ndaj besoj se ky është një sinjal mjaft pozitiv. Çdo emigrant që vjen në Europë duhet të regjistrohet, të kontrollohet si dhe t’i merren shenjat e gishtërinjve. Këto procese do të shërbejnë ruajtur sigurinë si dhe zonën Schengen.”

Më tej, Avramopulos, tha se një pikë mjaft e rëndësishme në menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve do të jetë edhe bashkëpunimi me Turqinë. Ankaraja ësthë zotuar se do të parandalojë ardhjet masive të emigrantëve në Europë, në këmbim të tre miliardë eurove dhe liberalizimit të vizave për qytetarët turq.

Megjithatë, aktualisht në kufirin turko-sirian ndodhen afro 80.000 regugjatë të cilët nuk po lejohen që të hyjnë në Turqi. Zyrtarët e Ankarasë kanë njoftuar se emigrantët do të strehoen në Turqi në një moment më të përshtatshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat