Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius jep dorëheqjen

Bota

Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius jep dorëheqjen

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:40

Ministri i Jashtëm Francez, Laurent Fabius, ka marrë ovacione dhe duartrokitje të shumta, pas anuncimit se do të jepte dorëheqjen nga posti të cilin e mban prej afro katër vitesh.

Ai do të mbahet mend për punën e jashtëzakonshme të bërë në Samitin e Klimës që u mbajt në Paris, si dhe për negociatat e suksesshme me Iranin në lidhje me armët bërthamore. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Komëtare, Fabius u shpreh se ndihej mjaft i nderuar që i kishte shërbyer vendit të tij për vite me rradhë.

“Më duhet t’ju them se ndihem i kënaqur që nën autoritetin e Presidentit, të Kryeministrit dhe të kontrollit tuaj, i kam shërbyer diplomacisë franceze me shumë krenari mbi supe”, ishin fjalët e tij.

Laurent Fabius ka shërbyer edhe si Kryeministër i Francës përgjatë viteve 1984-1986. Ai e mori këtë post në moshën 37-vjecare, duke shënuar kështu një rekord si Kryeministri më i ri i vendit duke i’u referuar Republikës së Pestë franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat