Skandali seksual, spikerja e lajmeve denoncon shefin

Bota

Skandali seksual, spikerja e lajmeve denoncon shefin

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:37

Një spikere lajmësh ka dhënë dorëheqjen nga puna dhe është larguar nga vendi pasi ka publikuar pretendimet e saj për ngacmim seksual nga shefi i saj, i cili i lutej asaj të shkoje në apartamentin e tij për seks.

Bëhet flajë për iranianen Sheena Shirani ka postuar mesazhet që ka marrë nga shefi i saj Hamid Reza Emadi prej vitesh.

“Nuk mund të jem më pjesë e një kauze, e një sistemi dhe organizimi tek i cili nuk besoj,” shkruajti ajo në Facebook-un e saj. “Që prej ditës së sotme unë nuk punoj më për “Press TV”. Çfarë është më e rëndësishme: Dinjiteti dhe vlerat apo puna ?

Më pas Shirani ka postuar mesazhet e tij. Në njërin prej tyre thuhej: “Unë të kam ndihmuar gjithmonë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm për çdo gjë që ke kërkuar. Nuk po të kërkoj të vrasësh njeri. Më ndihmo si mik. Bëj seks me mua si mik.”

Emadi dhe një tjetër menaxher i “PressTV” sipas raportimeve të “The Neë York Times”, u pezulluan nga puna ditën e hënë. Shirani ndërkohë është larguar për në një shtet tjetër dhe nuk e ka treguar vendndodhjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat