Irani: Publikohen pamje të reja të marinarëve amerikanë

Bota

Irani: Publikohen pamje të reja të marinarëve amerikanë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:33

Irani ka publikuar më tepër fotografi të marinarëve të Shteteve të Bashkuara, që ishin arrestuar shkurtazi muajin e kaluar nga autoritetet e Iranit, përfshirë edhe pamjen ku njëri prej tyre duket se po qante.

Shtetet e Bashkuara thanë se fotografitë, qartazi, po përdoren si propagandë dhe kanë shprehur “indinjatë”.

Raportohet se fotografitë janë publikuar nga televizioni iranian që kontrollohet nga shteti.

Në një video duket se shihet një marinar duke i fshirë lotët nga fytyra e tij.

Kjo lëvizje duket se synon t’i turpëroj Shtetet e Bashkuara, pasi Uashigntoni nga establishmenti i linjës së fortë në Iran konsiderohet edhe mëtutje armik i Teheranit, përkundër ripërtritjes së diplomacisë ndërmjet dy vendeve, e cila ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes atomike, që është implementuar muajin e kaluar.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Samuel Werberg, i tha Radios Evropa e Lirë se fotot janë “përdorë qartazi për qëllime propagandistike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat