Mbetet në fuqi dënimi për Visinescun

Bota

Mbetet në fuqi dënimi për Visinescun

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:14

Një gjykatë rumune e apelit mbajti në fuqi burgimin me 20 vjet për drejtorin e një burgu famëkeq të epokës komuniste, i cili ishte dënuar për krime kundër njerëzimit.

Gjykata e Lartë e Bukureshtit hodhi poshtë sot apelin ndaj 90-vjeçarit Alexandru Visinescu, i cili ishte dënuar në korrik të vitit 2015. Visinescu drejtonte burgun Ramnicu Sarat për të burgosurit politikë. Të burgosurit e atjeshëm mbaheshin në izolim, nuk lejoheshin të flisnin me njëri-tjetrin, ishin vazhdimisht të uritur dhe rriheshin rregullisht.

Avokatët e Visinescut thanë se klienti i tyre thjesht u bindej urdhrave dhe nuk shkelte ligjin.

Mbështetësit e vendimit thonë se ai përbën një precedent të rëndësishëm për krimet e periudhës komuniste. Përveç Visinescut, i vetmi person tjetër, i akuzuar për krime kundër njerëzimit nga ditët brutale të Rumanisë së bllokut sovjetik është diktatori Nikolae Çaushesku, i cili u gjykua dhe u ekzekutua në vitin 1989.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat