Qipro: U lirua opozitari që kërkohej nga Rusia

Bota

Qipro: U lirua opozitari që kërkohej nga Rusia

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 18:45

Qiproja e ka liruar personin, Nikita Kulanchenkov, që është aleat i liderit opozitar rus dhe luftëtar kundër korrupsionit, Aleksei Navalny.

Zoti Kulanchenkov ishte arrestuat muajin e kaluar në Qipro me kërkesë të Rusisë, e cila ka kërkuar edhe ekstradimin e tij përkundër faktit se ai e ka statusin e refugjatit politik.

Sot zoti Navalny ka shkruar se Nikita Kulachenkov, sot më herët gjatë ditës, ishte liruar nga arresti në Qipro, pasi ministri i drejtësisë i këtij vendi, Ioans Nicolaou, nëpërmjet një letre ka kërkuar nga prokurorët që ta lirojnë.

Zoti Kulachenkov, që kishte punuar me Navalnyn në hetimet e atyre që kanë marrë ryshfet në Rusi, ishte arrestuar në aeroportin ndërkombëtar në Nikozi, më 24 janar, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, avokatja e tij, Nicoletta Charalambidou.

Kjo duket se ishte lëvizje e autoriteteve të Rusisë për t’i bërë presion Navalnyit dhe organizatës së tij, Fondi Kundër Korrupsionit, i cili ka bërë hetime të mundimshme dhe të rrezikshme për dyshime për korrupsion, ku përfshihen edhe zyrtarë të lartë qeveritarë të Rusisë, siç është ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, prokurori i përgjithshëm, Yury Chaika, dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kulechenkov është i kërkuar nga Rusia, i akuzuar për vjedhje të veprave artistike së bashku me kolegun opozitar aktivist, Georgy Alburov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat