Kremlini: Nuk ka lidhshmëri ndërmjet Kasyanovit dhe çeçenëve

Bota

Kremlini: Nuk ka lidhshmëri ndërmjet Kasyanovit dhe çeçenëve

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 15:23

Presidenca e Rusisë e ka dënuar sulmin kundër politikanit opozitar rus, Mikhail Kasyanov, dhe tha se nuk ka arsye që incidenti të ndërlihdet me udhëheqjen çeçene.

Këto komente i ka bërë sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Kasyanovi ka pretenduar se një grup i njerëzve e ka sulmuar atë në një restorant moskovit, ku ai po darkonte, me ç’rast e kanë fyer për pikëpamjet e tij politike.

Kasyanov tha se sulmuesit e kanë gjuajtur me embëlsirë.

Raportohet se tre oficerë policë çeçenë janë arrestuar në Moskë lidhur me këtë incident dhe se është hapur një rast administrativ kundër tyre.

Kasyanov, ish-kryeministër i Rusisë nën presidentin, Vladimir Putin, që është shndërruar në kritik të ashpër të tij, tha se beson se sulmi ishte i ndërlidhur me kërkesën e tij që autoritetet federale të zhvillojnë hetime për një postim në rrjetin Instagram nga presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

Në këtë postim të javës së kaluar, shihej një fotografi ku Kasyanov ishte në shënjestër të asaj që konsiderohet se ishte armë snajperike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat