NATO: Ministrat pritet të miratojnë prani më të madhe në lindje

Bota

NATO: Ministrat pritet të miratojnë prani më të madhe në lindje

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 14:37

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ministrat e mbrojtjes pritet që këtë javë të miratojnë plane për forcimin e pranisë së aleancës përgjatë krahut të vet lindor.

Mëtutje, duke folur sot në Bruksel, para takimit dyditësh të ministrave të vendeve anëtare të NATO-s, zoti Stoltenberg tha se ky shtim në Poloni dhe aleatët e tjerë afër Rusisë, “do të dërgoj sinjal të qartë”.

“NATO-ja do të përgjigjet si një ndaj çdo agresioni kundër secilit aleat”, tha Stoltenberg.

Në masat që po shqyrtohen përfshihen edhe pajisjet ushtarake, ndërtimi i infrastrukturës së re dhe prani më e madhe dhe më e shpeshtë e “forcave shumëkombëshe”.

Kjo vendosje, për të cilën burimet thonë se mund t’i përfshijë mijëra trupa rotative, është pjesë e planit të përpiluar nga NATO-ja në përgjigje të krizës në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat