Suedi: Arrestohen 14 persona, planifikonin sulme në një qendër azili

Bota

Suedi: Arrestohen 14 persona, planifikonin sulme në një qendër azili

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:06

Qeveria suedeze ka vënë në pranga 14 persona të cilët dyshohet se kishin planifikuar që të sulmonin një qëndër që shërbente për strehimin e azil-kërkuesve.

Lajmi është komunikuar nga zyrtarët e policisë, të cilët raportuan se kanë gjetur thika, sopata dhe armë të tjera të ftohta në makinat me të cilat ata po lëviznin.

Nga hetimet paraprake është zbuluar gjithashtu se qëndra e cila do të sulmohej ndodhej 60 kilometra në jug të Stokolmit. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth personave të arrestuar, por thanë se disa prej tyre ishin shtetas polakë që jetonin dhe punonin në Suedi.

Pakënaqësia ndaj emigrantëve në vend është rritur së tepërmi sidomos pas një incidenti tragjik të regjistruar në muajin janar, kur një refugjat plagosi për vdekje një vajzë e cila punonte në një qëndër azil-kërkuesish.

Episode të tilla kanë nxitur urrejtje edhe në rradhët e grupeve neo-naziste. Këta të fundit kanë zhvilluar protesta të ndryshme në qytetet më kryesore të Suedisë, por edhe në mbarë Europën. Ndërkohë, edhe qeveria sued eze ka pezulluar përkohësisht regjimin pa viza Schegen, në kuadër të kontrrollimit të fluksit të emigrantëve që vijnë cdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat