Koreja V. mund të ketë së shpejti armë me plutonium

Bota

Koreja V. mund të ketë së shpejti armë me plutonium

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 20:29

Koreja e Veriut së shpejti mund të ketë plutonium të mjaftueshëm për amrë bërthamore, ka thënë shefi i inteligjencës amerikane, James Clapper.

Sipas tij, Phenjani po ashtu ka ndërmarrë hapa në drejtim të krijimit të sistemit të raketave balistike interkontinentale.

“Koreja e Veriut ka zgjeruar objektin e pasurimit të plutoniumit Yongbyon dhe ka rinisur punën në reaktorin për prodhim të plutoniumit”, ka thënë Clapper në vlerësimin e tij vjetor të kërcënimeve me të cilat përballet SHBA-ja.

Komentet vijnë pak ditë pasi Koreja e Veirut ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi për të cilën ka thënë se ka bartur një satelit.

Ky veprim ka rritur frikën për aftësitë e saj bërthamore.

Zyrtarë amerikanë dhe ekspertë të mbrojtjes raketore kanë thënë se lansimi i fundit i raketës nga Koreva e Veriut mund të çojë në ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes raketore në Azi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat