OKB: Turqia duhet të pranojë më shumë emigrantë

Bota

OKB: Turqia duhet të pranojë më shumë emigrantë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 18:55

Agjensia e Refugjatëve e OKB-së i ka bërë thirrje qeverisë së Turqisë që të hapë kufijtë për mijëra emigrantë të cilët ndodhen të bllokuar në kufirin me Sirinë. Lajmi është përcjellë nga nga zëdhënësi i kësaj agjensie, William Spindler, i cili gjatë fjalës së tij nënvizoi se refugjatët po largohen për shkak të bombardimeve dhe se kanë nevojë të menjëhershme për ndihmë.

Që prej fillimit të sulmeve në qytetin e Aleppos nga forcat ajrore ruse, Ankaraja ka pranuar vetëm 5.600 emigrantë, ndërkohë që aktualisht afro 77 mijë të tjerë janë strehuar në kampet e ndërtuara përgjatë kufirit.

Megjithatë, ata druhen se brenda një kohe shumë të shkurtër, numri i tyre mund të arrijë deri në një shifër alarmante prej 600.000 refugjatësh.

Turqia ka argumentuar se e vetmja mënyrë e qëndrueshme për të menaxhuar fluksin është krijimi i një “zonë të sigurt” brenda territorit sirian që do të mbrohetndërkombëtarisht dhe ku civilët e zhvendosur mund të strehohen pa kaluar në Turqi.

Mbi situatën në Siri ka reaguar edhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Ai tha se bombardimet ruse vetëm sa po e përkeqësojnë edhe më tej gjëndjen. Sipas tij, sulmet e lançuara po zgjerojnë territorret që kontrrollohen nga regjimi i Bashar al-Assad, po godasin kundërshtarët e Presidentit, si dhe po detyrojnë mijëra civilë që të lënë shtëpitë.

Megjithatë, Kremlini zyrtar ka përgënjeshtruar menjëherë duke thënë se fushata e tyre e bombardimeve ka si qëllim të vetëm shkatërrimin e grupeve terroriste. Ata shtuan gjithashtu se nuk ka asnjë provë të vetme se Rusia po godet mbi qytetarët e pafajshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat