Disa policë të vrarë nga një sulm vetvrasës në Damask

Bota

Disa policë të vrarë nga një sulm vetvrasës në Damask

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 14:57

Autoritetet siriane thonë se disa njerëz janë vrarë nga një sulm vetvrasës që ka ngjarë në një lokacion të punonjësve të policisë në kryeqytetin Damask.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se sulmi ka ngjarë të martën në Masaken Barzeh, një lagje në verilindje, ku janë të vendosura disa ndërtesa kryesore qeveritare.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër ka njoftuar se tetë oficerë janë vrarë dhe njëzet të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të automjetit të tyre në parkingun e stacionit policor.

Grupi militant Shteti Islamik, ka njoftuar se sulmi është kryer nga një anëtar i grupit.

Muajin e kaluar, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për disa sulme me bomba afër xhamisë Sayyida Zejnebja, në periferi të Damaskut, ku janë vrarë më shumë se 70 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat