Emiratet e Bashkuara Arabe krijojnë Ministri të Lumturisë

Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe krijojnë Ministri të Lumturisë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 13:48

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar për krijimin e Ministrisë së Lumturisë.

Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili është po ashtu sundimtar i Dubait, ka thënë se ministri i Lumturisë do të udhëheqë politika “për të mirën dhe kënaqësinë sociale”.

Ai ka thënë se është krijuar edhe posti i ministrit të Tolerancës, i cili “do të promovojë ndershmërinë si vlerë themelore të shoqërisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Sheiku Mohammed po ashtu ka thënë se disa ministri do të bashkohen.

“Qeveritë duhet të jenë fleksibile. Nuk na duhen më shumë ministri, por më shumë ministra të aftë për të bërë ndryshime”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat