Rusia hedh në betejë specialët çeçenë

Bota

Rusia hedh në betejë specialët çeçenë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 19:24

Rusia po shton forcat e saj në terren duke hedhur në fushëbetejën siriane edhe trupa speciale çeçene.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Çeçenisë Ramzan Kadyrov.

“Po, kemi trupa që po operojnë në Siri. Nuk mund t’u them vendndodhjen apo numrin e tyre pasi është sekret shtetëror, por trupat tona janë në Siri”, tha Kadyrov.

Por Rusia e ka mohuar zyrtarisht një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov mohoi kategorikisht përfshirjen e trupave çeçene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat