Obama kërkon 1.8 miliard $ për të luftuar Zikën

Bota

Obama kërkon 1.8 miliard $ për të luftuar Zikën

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 18:28

Admnistrata Obama ka thënë se do të kërkojë nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara 1.8 miliard dollarë për të luftuar virusin Zika.

Zika, e cila tranmestohet kryesisht nëpërmjet mushkonjave, është përhapur me shpejtësi në të dyja Amerikat.

Virusi shkkaton defekte në lindje, të njohura si mikrocefali, ku foshnjat lindin me tru të pazhvilluar.

Fondet që do të kërkohen nga Kongresi, do të shkojnë në përpjekjet për kontrollimin e mushkonjave dhe kërkimet për vaksina, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur virusin Zika emergjencë ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat