Një grua afgane ekzekutohet për tradhti bashkëshortore

Bota

Një grua afgane ekzekutohet për tradhti bashkëshortore

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 18:28

Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur për ekzekutimin e një gruaje, e cila është akuzuar për tradhti bashkëshortore.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të kontrolluar nga talibanët në provincën perëndimore të Afganistanit, Ghor.

Zëdhënësi i qeverisë provinciale, Abdul Hai Khatibi, ka thënë se ekzekutimi është kryer në fshatin Zanu të qarkut Dolaina, më 5 shkurt.

Gruaja është identifikuar vetëm me emrin Zahra, ndërsa mosha e saj nuk është bërë e ditur.

Khatibi ka thënë se Zahra është ndaluar nga talibanët së bashku me një burrë, i identifikuar si Ayub.

Ky i fundit është qëlluar derisa ka bërë përpjekje të arratiset dhe aktualisht është nën robërinë e talibanëve, ka thënë Khatibi.

Megjithatë, guvernatori i qarkut, Muhammad Hussein Daneshyar, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se gruaja është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili e ka akuzuar për marrëdhënie jashtëmartesore.

Zyrtarët thonë se fshati Zanu është nën kontrollin e militantëve për më shumë se një vit.

Talibanët nuk kanë bërë ndonjë koment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat