Paneli i OKB-së: Siria po ndjek politikë të shfarosjes

Bota

Paneli i OKB-së: Siria po ndjek politikë të shfarosjes

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:29

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se mijëra të burgosur kanë vdekur në burgjet e Sirisë për katër vjet e gjysmë, sa edhe zgjat konflikti civil në atë vend.

Komisioni i Hetimeve i OKB-së i ka përshkruar vrasjet si pjesë e politikës shtetërore të “shfarosjes”, e cila përbën krim kundër njerëzimit.

Në raportin e publikuar sot, komisioni në fjalë i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë sanskione kundër zyrtarëve sirianë, përgjegjës ose bashkëpunëtorë në vrasje, tortura dhe zhdukje në paraburgim, si dhe të nisë procedime në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime, me seli në Hagë.

Komisioni i Hetimeve i OKB-së nuk ka përmendur asnjë emër konkret.

Dhjetëra-mijëra njerëz po mbahen nga qeveria pa kohë të caktuar, ka thënë paneli i ekspertëve të pavarur.

Ky i fundit po ashtu ka thënë se ka dokumentuar ekzekutime masive dhe torturim të të burgosurve nga grupet militante Al Nusra dhe Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat