Mbyllen edhe dy banka ruse

Bota

Mbyllen edhe dy banka ruse

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:15

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar sot se ua ka marrë licencat edhe dy bankave të tjera, si pjesë e përpjkejeve qeveritare për konsolidimin e sektorit bankar të ndikuar nga problemet ekonomike.

Banka Intercommerz, sipas bankës qendrore, ka dështuar që në mënyrë adekuate t’i vlerësoj rreziqet.

“Njëkohësisht, banka ka qenë e përfshirë në transaksione të dyshimta”, ka njoftuar banka qendrore.

Banka ruse ka njoftuar se ia ka revokuar licencën edhe një huadhënësi të vogël, Alta-bank.

Banka e 186 në vend për nga asetet, sipas tyre, ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj ndaj kreditorëve.

Autoritetet ruse në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që ta pastrojnë sektorin bankar nga qindra banka të dyshimta, që dyshohen për përdorimin e praktikave të dyshimta apo të paligjshme.

Rënia e fundit e monedhës ruse, rubla, e ka përkeqësuar edhe më tutje sistemin bankar rus dhe ka çuar në falimentimin e dhjetëra bankave.

Muajin e kaluar, autoritetet ruse e kanë shpallur falimentimin e bankës së 40-të më të madhe në vend, Vneshprombank. Në këtë bankë kanë qenë klientë edhe një pjesë e elitës politike ruse.

Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se ia ka tërhequr licencën bankës Vneshprombank, për shkak të problemeve financiare dhe përfshirjen në pastrimnin e parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat