​BE dënon shkeljen e detyrimeve ndërkombëtare nga ana e Koresë së Veriut

Bota

​BE dënon shkeljen e detyrimeve ndërkombëtare nga ana e Koresë së Veriut

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 19:23

Koreja e Veriut njoftoi sot se ka realizuar me sukses lëshimin në orbitë të një sateliti, në sajë të një rakete me rreze të gjatë, një veprim i dënueshëm gjerësisht si një formë testi të maskuar të një rakete balistike, me kapacitet të plotë armatimi për të goditur territorin amerikan.

Nuk është konfirmuar ende nëse stacioni i fundit i raketës së pajisur me satelitë ka qenë në orbitë. Por një zyrtar amerikan i mbrojtjes deklaroi se një pajisje ka gjasa të ketë fituar terren në hapësirë.

Ky veprim në shkelje të plotë të disa rezolutave të Kombeve të Bashkuara ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh në mënyrë urgjente në Nju Jork.

Një reagim ka ardhur edhe Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dënoi përdorimin e “teknologjisë së raketës balistike” nga ana e Koresë së Veriut duke i bërë thirrje Phenianit për dialog.

“Lëshimi i raketës me anë të teknologjisë së raketës balistike të kryer ditën e sotme nga Republika Demokratike e Koresë është një shkelje serioze e përsëritur në formë të qartë ndaj detyrimeve ndërkombëtare. Shpreh keqa rdhje ndaj një qëndrimi të pazakontë të Phenianit, një muaj pas testit mjaft të rëndë dhe të paligjshëm bërthamor”, ka deklaruar Mogherini.

Shefja e diplomacisë evropiane i bëri thirrje Koresë së Veriut për të marrë pjesë në një dialog konkret me komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë në kuadër të bisedimeve gjashtë-palëshe (Koresë së Veriut, Kinës, Japonisë, Rusisë dhe SHBA-së).

Ndryshe, ky akt bie si një sfidë e re për komunitetin ndërkombëtar që synon tashmë të vë sanksione të mëtejme për Phenianin, pas testit të katërt bërthamor më 6 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat