Turqi: Në kufi janë tubuar 35 mijë refugjatë sirianë

Bota

Turqi: Në kufi janë tubuar 35 mijë refugjatë sirianë

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:11

Numri i refugjatëve sirianë të tubuar në kufirin me Turqinë, pas largimit nga ofensiva qeveritare afër qytetit verior, Alepo, pothuajse është dyfishuar gjatë 48 orëve të fundit.

Suleyman Tapsiz, guvernator i provincës kufitare turke, Kilis, tha se 35 mijë refugjatë kanë arritur në territorin kufitar. Para dy ditësh ky numër vlerësohej se ishte 20 mijë.

Tapsiz u tha gazetarëve se 70 mijë sirianë të tjerë mund të priten nëse vazhdon avancimi i forcave qeveritare të Sirisë dhe sulmet ajropre të Rusisë.

Ai theksoi se Turqia do tu ndihmoj njerëzve të zhvendosur brenda Sirisë, por do t’i hapë kufijtë vetëm në rast të ndonjë krize të jashtëzakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat