ndërtesës 17 katëshe, e cila është rrëzuar nga tërmeti i fuqishëm.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të zhdukur sot duket shumë më i lartë se ai që autoritetet paralajmëruan dje, pas tërmetit me intensitet 6.4 shkallë, në qytetin jugor Tainan.
Ministri i brendshëm i Tajvanit, Chen Wei-jen, tha se më tepër njerëz ishin në ndërtesë, pasi anëtarët e familjeve ishin tubuar për pushimet e Vitit të Ri Lunar.
Ekipet e shpëtimit thanë se më se 200 njerëz i kanë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e ndërtesës.
Nga ky tërmet është konfirmuar se janë vrarë së paku 12 vetë.