Më shumë se 22.600 raste të prekur nga virusi Zika

Bota

Më shumë se 22.600 raste të prekur nga virusi Zika

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 22:19

Më shumë se 22.600 raste të prekur nga virusi Zika, në mesin e tyre 2.824 gra shtatzëna janë konfirmuar në Kolumbi, vendi i dytë më i prekur nga virusi i përhapur nga mushkonjat, pas Brazilit, sipas një raporti të fundit zyrtar të publikuar sot.

Në total 25.645 raste të prekur nga virusi Zika janë regjistruar në të gjithë territorin kombëtar në javën e katërt të muajit janar, duke përfshirë 22.612 raste të konfirmuara dhe 3.033 raste të dyshuara, sqaroi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (INS) në lidhje me këto shifra të paraqitura.

Nga numri i saktë i rasteve të raportuara 64,8 për qind janë femra, në mesin e tyre 2.824 raste të konfirmuara gra shtatzëna.

Një ditë më parë autoritetet kolumbiane njoftuan për tre të vdekur në mesin e pacientëve të prekur nga virusi Zika të cilët vuanin gjithashtu nga sindroma Guillain-Barre, e një çrregullimi të rrallë që prek sistemin nervor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat