Pakistan: Nga sulmi me bombë – së paku 7 të vrarë

Bota

Pakistan: Nga sulmi me bombë – së paku 7 të vrarë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 14:55

Nga një sulm me bombë në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë së paku 7 vetë dhe plagosur 35 të tjerë.

Zyrtarët pakistanezë i kanë thënë sot Radio Mashalit, që është pjesë e Radios Evropa e Lirë, se një konvoj i kufitarëve pakistanezë ishte sulmuar në qytetin Kueta, në provincën e trazuar Baloçistan.

Zëdhënësi i talibanëve pakistanezë, Muhammad Khurasani, e ka marrë prëgjegjësinë për këtë sulm.

Zyrtarët thanë se në mesin e të vrarëve ka civilë dhe pjesëtarë të sigurisë së Pakistanit.

Forcat policore dhe ushtarake e kanë bllokuar hapësirën ku ka ndodhur sulmi, ndërsa të plagosurit janë dërguar në një spital të afërt.

Në provincën Baloçistan veprojnë separatistët baluçë, por atje ka edhe talibanë afganë dhe pakistanezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat