Tensionohet situata me refugjatët: 30.000 sirianë presin në kufirin e Turqisë

Bota

Tensionohet situata me refugjatët: 30.000 sirianë presin në kufirin e Turqisë

Nga: Fitim Dika Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 23:37

Për shkak të sulmeve intensive ruse në kryeqendrën veriore të Sirisë, Aleppo, rreth 30.000 sirianë janë shpërngulur së fundi drejt fshatit në kufi me Turqinë, Bab al-Salam, njoftojnë nga Zyra e OKB-së, OCHA. Ata presin me gjithë shpresë që Turqia t’ua njeh të drejtën e refugjatëve.

Deri tani Turqia ka strehuar 2.5 milion refugjatë, që janë larguar nga Lufta Civile, që ka kapluar Sirinë prej 2011 për të rrëzuar nga pushteti diktatorin Bashar al Assad, që mbështetet fuqishëm nga Irani dhe Rusia.

“Prej fillimit të bombardimeve ruse rreth 40.000 sirianë, shumica gra dhe fëmijë janë shpërngulur drejt Turqisë,” tha vëzhguesi opozitar sirian, Rami Abdel Rahman, njofton Bota sot.

Trupat e regjimit Assad dhe hizbollahu libanes, të mbështetur nga bombardimet ajrore ruse kanë filluar një ofensive në Aleppo, për të rimarrë në kontroll qytetin të ndarë në tre pjesë mes ISIS, rebelëve dhe regjimit sirian.

Të enjten edhe kryeminsitri turk Ahmet Davutoglu, theksoi se 10.000 sirianë ndodhen para kufijve turk, ndërsa 70.000 tjerë janë rrugës.
“Mbi 80 bombardime ajrore janë regjistruar nga ajri në Aleppo, duke i mundësuar trupave të Assadit të pushtojnë dy fshatra strategjikë, Atman dhe Dara në jug të Aleppos,” theksojnë nga organizatat për të drejtat e njeriut në Siri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat