Sanders dhe Rubio avancojnë në sondazhe për presidencialet 2016

Bota

Sanders dhe Rubio avancojnë në sondazhe për presidencialet 2016

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 20:38

Senatori Bernie Sanders po shënon gjithnjë e më tepër epërsi ndaj rivales së tij Hillary Clinton në garën e paraprakeve në kampin demokrat, sipas një sondazhi në rang kombëtar ai mundi të fitojë rreth 42 për qind të votave kundrejt 44 për qind për ish-Sekretaren e Shtetit, katër ditë nga votimi i ardhshëm.

Demokrati “socialist” 74 vjeçar po shënon epërsi nga ana tjetër me 20 pikë ndaj ish-Zonjës së Parë, sipas një tjetër sondazhi të kryer për shtetin New Hampshire, pranë Vermontit ku ai është senator dhe zgjedhësit do të japin verdiktin e tyre të martën.

Sondazhi i Institutit “Quinnipiac” publikoi sot shifrat duke i paraqitur shumë pranë njëri-tjetrit në kontrast me shifrat e së njëjtit institut që i renditi përpara dy muajsh Clinton me 61 për qind të votave kundrejt 30 për qind për Sanders.

Bernie Sanders ka fituar popullaritet duke sfiduar kandidaten e cilësuar si favoriten kryesore në kampin demokrat, duke fituar simpatinë edhe në rrethin e përkrahësve republikanë. Këta të fundit janë shprehur 89 për qind kundër fitores së Hillary Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat