Rrëzohet vinçi në Nju Jork, një i vdekur

Bota

Rrëzohet vinçi në Nju Jork, një i vdekur

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 19:05

Një vinç i madh i ndërtimit është rrëzuar në lagjen Menhatën të Nju Jorkut, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë.

Departamenti i Zjarrfikësve në Nju Jork ka konfirmuar fatkeqësinë dhe është në vendin e ngjarjes në përgjigje të aksidentit.

Vinçi ka rënë mbi disa makina të parkuara.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka thënë se viktima ka qenë duke ndenjur në një makinë të parkuar në kohën e aksidentit.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur si pasojë e erës së fuqishme.

Punëtorët kanë qenë duke ulur vinçin në kohën kur është rrëzuar.

Asnjëri nga punëtorët nuk është plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat