BE-ja dhe NATO pro ndihmës për qeverinë e unitetit kombëtar

Bota

BE-ja dhe NATO pro ndihmës për qeverinë e unitetit kombëtar

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 18:51

​BE-ja dhe NATO u shprehën pro mbështetjes të një qeverie të mundshme të unitetit në Libi, pas kërcënimit në rritje të grupit xhihadist, bënë sot të ditur një grup zyrtarësh në Amsterdam.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen e mundshme për një qeveri të unitetit kombëtar, kryesisht në planin e sigurisë, për formimin sa më të shpejtë të saj me shpresën për një mirë qeverisje”, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme, Federica Mogherini, gjatë një konference shtypi në Amsterdam (Holandë).

Libia, një vend i përfshirë aktualisht nga kaosi politik po qeveriset nga dy qeveri dhe parlamente kundërshtare, një çështje e vënë në qendër të bisedimeve të ministrave evropianë të Mbrojtjes në Amsterdam gjithashtu i ftuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Takimi u pasua nga takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.

Një ditë më parë, Pentagoni vlerësoi se numri i xhihadistëve është dyfishuar në Libi ndërsa po shënon rënie në Irak dhe në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat