Vuçiq takon komandantin Breedlove: KFOR-i luan rol kyç në mbrojtjen e serbëve

Bota

Vuçiq takon komandantin Breedlove: KFOR-i luan rol kyç në mbrojtjen e serbëve

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:41

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot për një takim në Beograd komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, gjeneralin Philip M. Breedlove. Vuçiq është shprehur pozitivisht lidhur me bashkëpunimin mes KFOR-it dhe Serbisë, derisa në anën tjetër, Breedlove ka falënderuar Vuçiqin për përpjekjet e tij në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, që sipas tij është parakusht për progres ekonomik.

Vuçiq ka thënë se KFOR-i ka një rol të madh në mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe është garantues i sigurisë së qytetarëve serbë të Kosovës. Ai ka thënë se shpreson se bashkëpunimi mes Ushtrisë Serbe dhe NATO-s në kuadër të programit të Partneritetit për Paqe, do të ketë për qëllim zhvillimin e kapaciteteve për kontribut në stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare, raporton Tanjug.

Ndërkaq, Breedlove ka deklaruar se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e vet për sigurinë në Kosovë duke shtuar ka gjithmonë mundësi për intensifikimin mes NATO-s dhe Ushtrisë Serbe.

Breedlove, pasditen e ditës së djeshme ka qëndruar edhe në Kosovë, ku ka takuar zyrtarët më të lartë shtetëror, përfshirë presidenten dhe kryeministrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat