Dy të vdekur nga gripi i derrave në Bosnjë

Bota

Dy të vdekur nga gripi i derrave në Bosnjë

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 15:43

Zyrtarë të shëndetit publik në Bosnjë thanë se gjatë kësaj jave, dy persona kanë vdekur nga virusi H1N1, i cili njihet edhe si gripi i derrave, dhe gjashtë të tjerë janë hospitalizuar.

Doktor Mahdi Brçaninoviq ka thënë të premten se një grua 62 vjeçare, sistemi imun i së cilës ka qenë i dobësuar paraprakisht nga disa problem të tjera shëndetësore, ka vdekur në spitalin e Zenicës.

Viktima e parë ndërkaq ishte një grua 32 vjeçare, e cila ka vdekur në Sarajevë, të martën.

Gjashtë nga të hospitalizuarit gjenden në spitalin e Sarajevës, njëri prej tyre thuhet të jetë në gjendje kritike.

Pavarësisht kësaj, shefi i Institutit të Shëndetit Publik në Bosnjë, Zhelko Ler, tha se nuk bëhet fjalë për epidemi të këtij virusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat