OKB: Dhjetëra-mijëra njerëz po ikin nga Alepo

Bota

OKB: Dhjetëra-mijëra njerëz po ikin nga Alepo

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 15:37

Ofensiva ushtarake e Qeverisë siriane përreth qytetit Alepo ka bërë që mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.

“OKB ka verifikuar se së paku 15,000 njerëz po ikin nga veriu i Alepos dhe se dhjetëra-mijëra të tjerë janë mbledhur në vendkalimin kufitar me Turqinë”, ka thënë OKB-ja.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se 70,000 njerëz mund t’ia kenë mësyrë kufirit.

Burimet lokale thonë se kufiri turk mbetet i mbyllur për lëvizjet civile, por ata që kanë pasur nevojë për ndihmë urgjente mjekësore janë dërguar në spitalet lokale në Turqi.

Sulmet ajrore ruse kanë ndihmuar trupat qeveritare të Sirisë që të bëjnë avancime në Alepo, qytetin e dytë më të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat