Vendi më i rrezikshëm në botë, ku ndodh një vrasje çdo 9 minuta. Nuk është Siria!

Bota

Vendi më i rrezikshëm në botë, ku ndodh një vrasje çdo 9 minuta. Nuk është Siria!

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:11

Zyrtarisht Brazili nuk është në luftë me askënd dhe nuk ka shpërthyer ndonjë luftë civile, por ritmi i vrasjeve është më i lartë se edhe vetë Siria e luftës.

58 mijë e 946 kanë ndodhur në vitin 2014 në shtetin brazilian.

Një vrasje çdo 9 minuta.

E çuditshme është se OKB nuk e ka cilësuar një vend në gjendje lufte me gjithë shifrat alarmante.

Përplasja e “favelas” sjell mesatarisht 6 deri në 7 viktima çdo orë, një shifër e frikshme.

21 qytete braziliane u renditën në listën e 50 qyteteve më të rrezikshëm në botë.

Para tre dekadash numri i vrasjeve në Brazil nuk i kalonte 13 mijë, ndërsa sot është më keq se Iraku i viteve më të egra të luftës.

Një ndër premtimet që bëri presidenti Lula 14 vjet më parë ishte ulja e numrit të vraësjeve, por nuk ia arriti dot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat