Cameron: Konferenca e donatorëve ofron 10 miliardë dollarë për Sirinë

Bota

Cameron: Konferenca e donatorëve ofron 10 miliardë dollarë për Sirinë

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 23:24

Kryeministri David Cameron njoftoi sot se vendet dhe organizatat e mbledhura në Londër për Konferencën e Donatorëve për çështjen e Sirisë janë angazhuar të ofrojnë më shumë se 10 miliardë dollarë deri në vitin 2020, në formë ndihme për kombin sirian.

“Konferenca sot mblodhi shumën më të lartë të ofruar brenda një dite punimesh në përgjigje të krizës humanitare”, deklaroi Cameron gjatë një konference për shtyp.

“Kjo vlerë e mbledhur sot nuk është zgjidhja e krizës. Ne kemi dëshirë të shohim një proces të trazicionit politik”, u shpreh kreu i ekzekutivit britanik.

“Por me angazhimet e arritura ditën e sotme, shtoi ai, mesazhi ynë drejtuar popullit sirian dhe rajonit është mëse i qartë. Jemi me ju duke dhënë kontributin tonë për aq sa do të jetë e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat