Arabia S. e gatshme për dërgimin e trupave tokësore kundër IS-it

Bota

Arabia S. e gatshme për dërgimin e trupave tokësore kundër IS-it

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 20:43

Arabia Saudite është e gatshme që të dërgojë trupa tokësore në Siri, për të luftuar kundër grupit militant Shteti Islamik.

“Mbretëria është e gatshme që të marrë pjesë në një operacion tokësor nëse koalicioni (kundër IS-it i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara) bie dakord për të pasur prani të tillë në Siri”, ka thënë zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia, Ahmed Asseri, në një intervistë dhënë televizionit Al-Arabiya.

I pyetur në lidhje me këtë gatishmëri të Arabisë Saudite, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, gjatë një konference ka thënë se nuk ka njohuri për gatishmërinë saudit, megjithatë ka shtuar se koalicioni është i gatshëm të ketë sa më shumë partnerë që luftojnë kundër Shtetit Islamik.

“Nuk dua që specifikisht të flas për këtë çështje derisa nuk kemi pasur rast ta shqyrtojmë atë”, ka thënë Kirby.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat