SHBA, Avioni i Donald Trump kryen ulje të detyruar në Nashville

Bota

SHBA, Avioni i Donald Trump kryen ulje të detyruar në Nashville

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 18:09

​Avioni i Donald Trump, që ai e përdor në fushatën elektorale si kandidat presidencial të Partisë Republikane, kreu ulje të detyruar në Nashville, pas një problemi në motor, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Trump ishte duke udhëtuar për një tubim në Little Rock, në Arkansas, kur avioni tip ”Boeing 757” u detyrua të ulej në mënyrë të paplanifikuar në aeroportin ndërkombëtar në Nashville.

Zëdhënësja e tij tha se Trump vazhdoi udhëtimin me avion të marrë hua.

Trump duhej të shkonte në “Barton Coliseum”, në Little Rock, para më shumë se 11 500 përkrahësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat