​Grekët protestojnë kundër reformave pensionale, protesta përfundon dhunshëm

Bota

​Grekët protestojnë kundër reformave pensionale, protesta përfundon dhunshëm

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 16:40

Dhjetëra mijëra qytetarë grekë i janë bashkangjitur protestave anti-qeveritare në Athinë, të cilët protestuan kundër reformave pensionale për shkak të detyrimeve financiare që Greqia ka ndaj kreditorëve ndërkombëtarë. Protesta, megjithëse e qetë në fillim, në fund përfundoi dhunshëm.

Sindikatat greke janë revoltuar pas reformave pensionale të bëra në kuadër të kreditimit të tretë me radhë për Greqinë. Qeveria nën udhëheqjen e së majtës greke, Syrizas, është duke u munduar të reformojë sistemin pensional duke rritur kontributet për sigurime sociale që të mënjanojë shkurtimin e pensioneve. Por, kritikët thonë se këto reforma do të bëjnë që grekët të paguajnë tre të katërtat e të ardhurave të tyre për fondin pensional dhe tatimet e tjera.

Sipas të dhënave të Policisë së Greqisë, në protestën e sotme të pranishëm për të protestuar ishin rreth 40 mijë qytetarë, të cilët fillimisht ishin të qetë për të përfunduar me përleshje mes Policisë dhe protestuesve.

AP njofton se Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tym trullosës kundër dhjetëra anarkistëve, ndërsa qytetarët kalimtarë, turistët dhe vëzhgues të tjerë vra puan për të gjetur strehë të sigurt pas shpërthimit të dhunës.

Një gazetar raportohet të jetë sulmuar nga turmat e dhunshme të protestuesve, i cili është dërguar në spital për të marrë tretman mjekësor. Gjendja e tij raportohet të jetë stabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat