FMN miraton ndihmën miliona dollarëshe për Pakistanin

Bota

FMN miraton ndihmën miliona dollarëshe për Pakistanin

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 14:55

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se do të lëshojë këstin e fundit, në vlerë prej 497 milionë dollarësh, nga paketa trevjeçare e ndihmës për Pakistanin.

Kreu i delegacionit të FMN-së, Harald Finger, duke folur në Dubai, ka thënë se vendimi është marrë pas rishikimit të performancës ekonomike të Pakistanit nga 26 janari deri më 4 shkurt.

Finger ka thënë se norma e rritjes ekonomike në Pakistan pritet të shkojë në 4.5 përqind për vitin financiar 2015-16, për shkak të çmimeve të lira të naftës.

Por, Finger ka thënë se Islamabadi duhet të kryejë më shumë reforma në sektorët e energjisë dhe të taksave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat