OKB merr vendim në favor të Assanges

Bota

OKB merr vendim në favor të Assanges

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 11:23

Një panel i Kombeve të Bashkuara ka vendosur që themeluesi i ueb-faqes Wikileaks, Julian Assange, “është arrestuar në mënyrë arbitrare”, njofton BBC.

Vendimi zyrtar pritet të publikohet të premten.

Në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, ku Grupi Punues mbi Ndalimin Arbitrar ka shqyrtuar kërkesën e Assanges, nuk kanë qenë të qasshëm për komente.

Assange, 44 vjeç, kërkohet në Suedi, nën akuzat për sulme seksuale në vitin 2010, të cilat ai i hedh poshtë.

Assange është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër në qershor të vitit 2012, për të shmangur ekstradimin.

Në vitin 2014, ai është ankuar te Kombet e Bashkuara se “është ndaluar në mënyrë arbitrare”.

Ueb-faqja e Assanges, WikiLeaks, ka publikuar dokumente sekrete të Qeverisë amerikane dhe Assange druan se Uashingtoni do të kërkojë transferimin e tij në SHBA nëse ai dërgohet në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat