Mëngjesi i lutjeve sot në Uashington

Bota

Mëngjesi i lutjeve sot në Uashington

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 09:59

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), mbahen lutjet e mëngjesit, ku nga Kosova është i ftuar ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi.

KosovaPress ka siguruar ftesën që ka dërguar Gashit, komiteti pritës i Kongresit, të cilën po ua sjellim të plotë:

I nderuar Dr. Gashi, në emër të Komitetit Pritës të Kongresit, jemi të lumtur që të ju ftojmë të na bashkoheni për 64 Vjetorin e Lutjes se Mëngjesit Kombëtar, të enjten, më 4 shkurt 2016, në ora 7:30 paradite, në "Hilton Washington", në Uashington D.C.

Çdo vit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe anëtarë të Kongresit iu bashkohen zyrtarëve të tjerë të qeverisë, udhëheqësve nga anë e mbanë Shtetet e Bashkuara, komunitetit diplomatik, dhe miqve si ju nga më shumë se 130 vende të botës për t’i ndarë përvojat në frymën e miqësisë nëpërmjet lutjes dhe falënderimit.

Ky tubim është një çast kur ne i vëmë mënjanë dallimet tona dhe kërkojmë të ndërtojmë marrëdhënie personale dhe të thellojmë lidhjet ndërkombëtare përmes dashurisë tonë për Zotin dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat