Britania e Madhe premton 1,75 miliardë dollarë për Sirinë

Bota

Britania e Madhe premton 1,75 miliardë dollarë për Sirinë

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 09:48

Britania e Madhe premtoi 1,75 miliardë dollarë ndihma për Sirinë dhe rajonin, njoftoi dje në mbrëmje qeveria në prag të një konference ndërkombëtare donatorësh që do të zhvillohet në kryeqytetin britanik.

Premtimi vjen ndërkohë që përfaqësuesit e 70 vendeve dhe organizatave do të mblidhen në Londër për të diskutuar mënyrat për lehtësimin e krizës humanitare dhe të migrimit shkaktuar nga konflikti gati pesëvjeçar civil në Siri.

“Me qindra mijëra persona që rrezikojnë jetët e tyre për kalimin e Egjeut apo Ballkanit, ka ardhur koha e një qasjeje të re lidhur me katastrofën humanitare në Siri”, deklaroi kryeministri britanik, David Cameron.

“Më shumë para’ duhen për kalimin e krizës dhe këto duhen tani”, theksoi ai.

OKB ka kërkuar shtatë miliardë dollarë për Sirinë. /DPA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat