Banka Qendrore e Japonisë mund të ulë më tej normën e interesit

Bota

Banka Qendrore e Japonisë mund të ulë më tej normën e interesit

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 07:19

Guvernatori i Bankës Qendrore të Japonisë Kuroda Harukiko deklaroi të mërkurën se kjo bankë do të ulë më tej nomrën e interesit, nëse do të jetë e nevojshme, për të stimuluar konsumin familjar dhe kredinë e biznesit, duke i rezistuar deflacionit, që pengon rritjen e afatgjatë të ekonomisë japoneze.

Guvernatori theksoi se bazuar në blerjen e fondeve monetare prej afro 667.3 miliardë dollarësh çdo vit, ulja e interesit të depozitave me 0.1% do të shërbejë për liberalizimin e politikës fiskale japoneze.

Norma negative e interesit e Bankës Qendrore të Japonisë më 29 janar shkaktoi luhajte të mëdha në tregjet e aksioneve dhe tregjet e këmbimit valutor të Tokios.

Guvernatori Harukiko tha se vendosja e normës negative eliminon ndikimet e uljes së madhe të çmimeve të naftës bruto dhe rënien ekonomike në tregjet e reja ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat