Jordania, Izraeli dhe Palestina fillojnë megaprojektin: Të lidhet me kanal Deti i Kuq me Detin e Vdekur

Bota

Jordania, Izraeli dhe Palestina fillojnë megaprojektin: Të lidhet me kanal Deti i Kuq me Detin e Vdekur

Nga: Fitim Dika Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 22:07

Plani është i vjetër me dekada, ndërsa tani po konkretizohet. Jordania ka kërkuar firma për fillimin e ndërtimit të kanalit gjigant, që do sillte miliona metër kub ujë nga Deti i Kuq në detin e Vdekur që realisht është pranë “vdekjes së vërtetë” për shkak të shfrytëzimit masiv nga autoritetet e shteteve përreth.

"Qëllimi është të sillen 300 milion metër kub ujë brenda një viti nga Akaba në Detin e Kuq në Jug të Jordanisë," tha mes tjerash ministria e ujit në Jordani gjatë të Martës. "Projketi do kushtojë 900 milion dollarë dhe do përbëhet prej dy fazave."

Jordania ka rritje të madhe të popullsisë dhe i nevojitet më shumë ujë, kjo edhe për arsye se 92% e tokës së saj është shkretëtirë. Siria, Izraeli dhe Jordania kanë keqpërdorur ujin e lumit Jordan, furnizuesin kryesor të detit të Vdekur duke e çuar nivelin e saj në 427,13 metra nën nivelin e detit.

Disa shoqata ekologjiste nuk e kanë mirëpritur lajmin, duke kërkuar metoda natyrale për shpëtimin e detit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat