​Francë: Arrestohet edhe një pjesëmarrës i sulmeve terroriste

Bota

​Francë: Arrestohet edhe një pjesëmarrës i sulmeve terroriste

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 21:36

Policia franceze ka arrestuar një person për të cilin besohet se ka ndihmuar në fshehjen e organizatori të sulmit në Paris Abdelhamid Abaud, ka thënë një zyrtar i Policisë për agjencinë e lajmeve Asociated Press.

Besohet se 25 vjeçari ka bashkëpunuar me Xhavid Bendaud i cili është deri më tani është I vetmi I akuzuar për sulmet në Paris.

Bendaud para arrestimit ka pranuar se ka ka siguruar strehimin për Abaud, por ka mohuar se ka ditur se kjo ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit. Ai ka thënë se këtë për Abaudin e ka bërë si “shërbim”.

Abaud, një e afërme e tij dhe një mashkull i paidentifikuar janë vrarë në aksionin e Policisë që ka hyrë në banesën e Bendaudit më 18 nëntor.

Detaje tjera për këtë arrestim nuk janë dhënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat