​Në Paris janë ndaluar tubimet deri me 13 dhjetor

Bota

​Në Paris janë ndaluar tubimet deri me 13 dhjetor

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 17:56

Demonstratat në afërsi të Parisit ku po mbahet konferenca ndërkombëtare për klimën janë ndaluar deri më 13 dhjetor.

“Tubimet tjera mund të ndalohen edhe më tutje sepse duam të garantojmë rregull dhe siguri për të gjithë qytetarët”, thuhet nga policia e Parisit.

Ata që e shkelin këto masa mund të dënohet prej 6 muaj burg deri në 7500 euro dënim thuhet nga Policia.

Pas sulmit terrorist në Paris ku janë vrarë 130 njerëz, në Francë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Kjo gjendje do të vazhdojë deri në fund të shkurtit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat