Dezertoi nga ushtria, qëndroi i fshehur në pyje për 11 vjet

Bota

Dezertoi nga ushtria, qëndroi i fshehur në pyje për 11 vjet

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:35

Policia në Rusi thotë se ka zbuluar se ku gjendet një person, që dezertoi ushtrinë 11 vjet më parë.

Ai ishte fshehur në pyll përgjatë kësaj kohe.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia pasi u zhduk nga posta e tij në gadishullin Kamchatka në vitin 2004, një vit pasi kishte nisur shërbimin.

Ai u shpall i vdekur dhe çështja u mbyll.

Por tani zyrtarët kanë zbuluar se ai është i gjallë dhe jetonte në një pyll.

Banorët kishin lajmëruar policinë për banorin e dyshimtë.

Ai kishte ngritur një kasolle dhe mblidhte kërpudha dhe manaferra.

Punonte në një fermë derrash dhe peshkonte për të jetuar.

Ende nuk dihet se çfarë do bëhet me akuzat ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat