Obama: Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin e saj

Bota

Obama: Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin e saj

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:27

(E plotësuar)- “Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin e saj.” Ka qenë kjo deklarata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, gjatë takimit me homologun e tij, Rexhep Taip Erdogan.

Lideri i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Washingtoni e mbështet plotësisht vendimin e Ankarasë, që sipas tij u ndërmor për të ruajtur sigurinë e vendit.

“Dua të jem shumë i qartë. Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ne mbështesim çdo vendim të marrë prej qeverisë, që ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetit. Ankaraja ka të drejtë të mbrojë kufijtë, hapësirën ajrore dhe territorin. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm ne lidhje me këtë situatë delikate.”

Më tej, Obama bëri thirrje që dy vendet të gjejnë një zgjidhje diplomatike për të evituar përshkallëzimin e tensioneve. Ai tha se Turqia dhe Rusia duhet të fokusohen në luftën kundër terrorizmit, pasi sipas tij, objektivi kryesor i fuqive ndërkombëtare në këtë moment, është shkatërrimi i Shtetit Islamik dhe i organizatave të tjera ekstremiste.

Obama: Ankaraja dhe Moska të përqendrohen në armikun e përbashkët, Shtetin Islamik

Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi sot Turqisë dhe Rusisë të përqendrohen në armikun e përbashkët, organizatën e Shtetit Islamik, në përfundim të një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne kemi folur për mënyrën se si Turqia dhe Rusia të mund të punojnë për uljen e tensioneve”, theksoi Obama, në një kohë që tensioni është rritur në maksimum mes Ankarasë dhe Moskës.

“Ashtu si i kam bërë të ditur dhe Erdoganit, ne kemi të gjithë një armik të përbashkët dhe ai është Shteti Islamik dhe dëshiroj të jem i sigurt se ne do të përqendrohemi në këtë kërcënim”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat