Vritet edhe një “sulmues” palestinez

Bota

Vritet edhe një “sulmues” palestinez

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:13

Forcat izraelite të sigurisë kanë qëlluar për vdekje një palestinez, i cili ka bërë përpjekje të sulmojë me thikë një person në Bregun Perëndimor.

Policia izraelite ka thënë se incidenti ka ndodhur sot në Gush Etzion, një kryqëzim i ngarkuar, i cili ka qenë skenë e disa incidenteve të dhunshme në dy muajt e fundit.

Nga sulmet me thika të palestinezëve dhe të shtënat me armë janë vrarë 19 izraelitë dhe një shtetas amerikan qysh më 1 tetor.

Forcat izraelite kanë vrarë 96 palestinezë, shumica prej tyre sulmues ose pjesëmarrës në përleshjet me policinë.

Një pjesë e madhe e palestinezëve të vrarë kanë qenë adoleshentë.

Izraeli fajëson udhëheqësit palestinezë për nxitje të dhunës.

Palestinezët thonë se sulmet vijnë nga zbehja e shpresave për të fituar pavarësinë, pas përpjekjeve të dështuara për paqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat