Rusia armatos pilotët me kallashnikov pas rrëzimit të aeroplanit nga Turqia

Bota

Rusia armatos pilotët me kallashnikov pas rrëzimit të aeroplanit nga Turqia

Nga: Arben Sylejmani Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:21

Rusia ka publikuar një foto ku shihen të armatosur me pistoleta dhe kallashnikov pilotët rus të aeroplanëve luftarake të cilët janë duke operuar në Siri.

Armatosja e pilotëve është bërë për ta mbrojtur veten, në rast se rrëzohen aeroplanët e tyre në Siri.
Këto pamje të armatosjes së pilotëve vijnë pasi që Kremlini ka vendosur raketat kundër ajrore jo S-400, për të mbrojtur pilotët e saj dhe forca ajrore, pas rrëzimit të aeroplanit luftarak rus nga ana e ushtrisë turke.

Pas këtij incidenti, Rusia ka kërcënuar se do të përdorë raketat shkatërrues S-400 për të mbrojtur aeroplanët e saj gjatë sulmeve në Rusi, për të cilat shtetet perëndimore pretendojnë se Rusia ka vënë në shënjestër kundërshtarët e moderuar të Assadit dhe pjesëtarët e ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat